Era e Ndryshimit

Projekt i organizuar në kuadër të 35 vjetorit të çeljes së ambasadave të huaja, të akredituara në Shqipëri.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Big Band-in e Qendrës Kulturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kanto Poezia

Projekt i organizuar në kuadër të Ditës Botërore të  Poezisë. Vargje të muzikuara nga krijimtaria e autorëve dhe kompozitorëve shqiptarë.
Mbështetur nga Bashkia e Tiranës

Stinët e Muzikës

Stinët e Muzikës është një cikël projektesh me data të dedikuara për zhanre të ndryshme muzikore, cikël që nisi me grupin nga Kosova, Offchestra, i cili ka kontribuar në pasurimin e muzikës moderne shqiptare, duke treguar se tradita mund të ruhet dhe njëkohësisht të përshtatet me frymën bashkëkohore. 
Mbështetur nga Bashkia e Durrësit.

Koncerti i 3 Musketierëve, si pjesë e projektit “Stinët e Muzikës”

Të lindur për të krijuar hite të muzikës shqiptare Pop dhe Rock, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi, ndërtuan edhe një herë kujtime të reja me publikun e çdo brezi.
Mbështetur nga Bashkia e Durrësit.

Nostalgjia e Sanremos- Pjesë e projektit: “Stinët e muzikës”

Një mbrëmje e veçantë , ku tingujt e paharrueshëm të Sanremos u rikthyen në skenë nga zërat  më premtues të muzikës sonë live. Një koncert që bashkoi nostalgjinë e melodive ikonike me freskinë dhe energjinë e interpretimit modern, duke krijuar emocione të forta për çdo dëgjues. Nga baladat që ngrohin zemrën, te ritmet që nxisin lëvizjen, çdo këngë ishte një udhëtim mes kujtimeve dhe pasionit të ri. Një përvojë muzikore që do të mbetet në mendjen dhe zemrën e publikut, duke rikrijuar magjinë e Sanremos në një mbrëmje të paharrueshme në Durrës, qyteti ku ndikimi i muzikës dhe medias italiane është më i fuqishëm se kudo në Shqipëri.